1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Njihuni me pikantet e Skënderbeu-Tirana, nga rekordi i tifozeve në stadium tek banderola dhe kapje në distancë mes grupimeve respektive…

- Advertisement -

Mbi 3100 tifozë kanë ndjekur nga afër takimin mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë. Të organizuara, të dyja tifozëritë kanë mbështetur ekipet gjatë gjithë ndeshjes. Dy banderola të mëdha hapën tifozët e Skënderbeut në fillim të ndeshjes. E para me shkrimin: “Mbrojmë me gjak fanellën, Ultras” dhe “Të duam Skënderbe”.

-Nuk kanë munguar në shumë momente çastet e tensionit mes “Fanatiks”-ave dhe “Ujqërve”, që në distancë kanë shkëmbyer ofendime nga momenti i parë deri në dalje nga stadiumi. Takaj dhe Halili kanë ndjekur së bashku ndeshjen me emocione dhe kuriozitet rreth takimeve të tjera. Të shumta kanë qenë momentet kur dy presidentet dëgjonin me kureshtje rezultatet e ndeshjeve të tjera për të parë se si ndryshonte renditja për ekipin e tyre.

-Duartrokitje dhe respekt pafund ka marrë Bledi Shkëmbi nga tifozët e Skënderbeut në ketë takim në Korçë. Bardhekuqtë kanë ditur të ndërtojnë kore falënderuese për kapitenin legjendar që ka fituar gjithçka me korçarët.

PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit