0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Editorial/ Nëse PD dhe PS marrin nga 5 mandate në Korçë, ç’do të thotë kjo për Peleshin?

- Advertisement -

Editorial nga Armand Braho: Nëse PD dhe PS marrin nga 5 mandate, ç’do të thotë kjo për Peleshin?

Tashmë që jemi vetëm pak ditë nga nisja e fushatës elektorale dhe gjakrat e partive politike janë nxehur, në arenën publike duket një mjegull e madhe përsa i përket rezultatit. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, që prej vitit 2013, ku fituesi nuhatej ende pa filluar fushata, këtë herë panorama është krejt tjetër. Ajo që është e sigurt është se qeveria e re nuk mund të formohet menjëherë pas zgjedhjeve, pasi asnjë parti nuk pritet të arrijë pragun për të formuar qeveri e vetme. Kjo duket qartë nga ofensiva e partive të reja, por edhe nga dobësimi evident i Partisë Socialiste, e cila ka konsumuar çdo qelizë të energjisë dhe alternativës së saj në këto 12 vitet e fundit. Mund të themi se sot ajo është më e dobët se kurrë më parë, edhe pse përballë opozitës mbetet ende dominante. Gjithsesi, këto zgjedhje rrezikojnë seriozisht mandatin e katërt të PS-së, pasi “të vegjlit” janë më larg Ramës dhe dukshëm më pranë Berishës.

Nëse e lokalizojmë diskutimin te Qarku i Korçës, pavarësisht pritshmërive të PS-së, ajo nuk mund të dominojë në mandate përballë së djathtës, në asnjë kalkulim politik. Kjo ndodh për shumë arsye. Partitë e reja duket se po punojnë intensivisht në disa bastione të PS-së, duke i hequr mbështetje të majtës. Ndërkohë, nga ana tjetër, parti të tjera po marrin mbështetje edhe nga e djathta, por në krahasim me të majtën, kjo mbështetje mbetet më e ulët.

Është ende e paqartë nëse ky është fundi politik i Niko Peleshit, i cili padyshim aktualisht mbetet figura politike më dominuese në 5 bashkitë e qarkut, duke përjashtuar Pogradecin e Xhakollit dhe Thëngjillit. Në një analizë të ftohtë, kandidati që duket se do të tërheqë mbështetjen më të madhe nga radhët e PS-së në këtë qark është Bledi Çomo, ndërsa nga PD-ja gara është shumë e fortë mes Koçibellit, Çalës, Manos, Krekës dhe Spahos.

Pavarësisht dëshirës së madhe të Peleshit për ta siguruar një rezultat 7 me 3 në qark, duket se çdo ditë që i afrohemi 11 majit, logjika dhe mundësitë e këtij rezultati bëhen gjithnjë e më të vogla. Qarku i Korçës, edhe pse me një opozitë të fragmentuar, copëzuar, me bastione të marra nga të majtët dhe figura politike të larguara, vetëm për shkak të utopizmit të militantëve, ka pozitat më të favorshme për të arritur një balotazh 5 me 5. Gjithsesi, një mandat mund të “fluturojë” tek të vegjlit, duke komplikuar më tej situatën. Në çdo rast, një rezultat i tillë i heq Niko Peleshit fuqinë absolute mbi Qarkun e Korçës dhe e vendos në një pozitë të dobësuar brenda PS-së, duke rrezikuar edhe “mbrojtjen” ndaj hetimeve që po zhvillohen aktualisht për të.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit