3.8 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
2.4 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Friday, March 13, 2026

Pylli i fazanëve atraksioni më interesant në juglindje të vendit, ajri i pastër e peizazhi mahnitës të shoqëron kudo

- Advertisement -

Pylli i fazanëve i ndodhur vetëm 10 km larg qytetit të Korçës është një nga atraksionet më interesante në juglindje të vendit. Me një peizazh fantastik në një sipërfaqe prej 50 ha ky pyll gëzon statusin e monumentit natyror, ndërsa fazanët janë simboli i monumentit të natyrës. Rreth viteve 60 dora e njeriut e ktheu nga kënetë në një nga zonat më të gjelbëruara dhe të dashura për vendasit, por jo vetëm. Sot ky pyll është streha e fazanëve, sorkadheve, lepujve të egër, dhelprave, është pylli i plepave, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit.

Vitet e fundit, ky pyll, po frekuentohet gjithnjë e më tepër. Të organizuar me shoqërinë apo familjen, vizitorët zgjedhin të kalojnë një fundjavë relaksuese nën qetësinë,ngjyrat dhe tingujt e bukur të kësaj natyre. Pylli që mban emrin e tyre dhe i rijetëzuar nga dora e njeriut, është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët. Ajri i pastër, peizazhi mahnitës, gjelbërimi që të shoqëron kudo ,flora dhe fauna e larmishme janë disa nga arsyet përse të gjithë e zgjedhin këtë mrekulli natyrore./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit