Nga Mateo Yskollari: Ndoshta tashmë fenomeni është i ditur, Shkolla 9-vjeçare Dunicë, vijon me shpërndarjen e postimeve të znj. Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, duke u rankuar ndër shkollat e klasit A(të parat), që kthejnë “qokën” nëpërmjet shpërndarjeve (reklamës) ndaj postimeve të ministres. Si edhe ndër shkollat ku në faqen e saj zyrtare ka më tepër nga këto të fundit sesa aktivitet akademik dhe kulturor.
Por, kur kjo punë të bëhet “ves”, nuk i sheh më përmbajtjen, por bën detyrën sikur të është ngarkuar.
Keqpërdorimi i aseteve shtetërore vijon të jetë një sëmundje e vjetër e drejtuesve në përgjithësi, teksa në krye të abuzimit janë institucionet arsimore.
Më 13 janar, organizata “Qëndresa Qytetare” depozitoi një kallëzim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 36 institucione arsimore të niveleve të ndryshme, me argumentin se këto të fundit, kanë përdorur faqet e tyre zyrtare për qëllime elektorale.
Dukshëm institucionet arsimore nuk tërhiqen nga propaganda, edhe pse të denoncuara më parë, pavarësisht se këto të fundit kanë qëllim arsimimin.
Sipas një vendimit nr. 421, datë 03.05.2023 nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, rrjetet sociale të institucioneve të administratës shtetërore do të konsiderohen si “burime publike”, mbi të cilat do të rëndojnë të gjitha rregullimet ligjore që lidhen dhe me asete të luajtshme ose të paluajtshme në administrim shtetëror, referuar nga neni 91 pika 1 e Kodit Zgjedhor.
Për sa më sipër:
Llogari zyrtare në rrjetet sociale është llogaria që është hapur dhe përdoret nga institucioni publik përkatës, përdorimi dhe përditësimi i së cilës bëhet nga strukturat përkatëse për median dhe informimin në këtë institucion.
Në rastin konkret ku barra sipas ligjit është e ditur, dhe ku institucionet arsimore janë vënë në dijeni para komisionerit në seancë dëgjimore mbi përdorimin e rrjeteve zyrtare të institucionit, përsëritja e pretendimeve se këto shpërndarje bëhen si pasojë e ngatërrimit të adresës personale me atë zyrtare nuk është më pretendim justifikues dhe as i pranueshëm.
Ky fenomen duhet të marrë fund, sepse sështë aspak i nevojshëm! Institucionet arsimore nuk mund të jenë artopolantë të propagandës të asnjë partie politike në asnjë ditë të vitit dhe as në periudha prazgjedhore dhe zgjedhore.


