Banorët e fshatrave Gjeroven, Molisht, Plashnik e Veleshnje protestuan sot për rrugën, ndërsa në mbështetje të tyre doli i deleguari politik i PD-së në qarkun e Beratit, Enno Bozdo. Sipas banoreve, bashkia ka filluar asfaltimin vetëm 3 për km rrugë duke lene jashte projektit rreth 12 kilometra të tjera.
Bozdo deklaron se asfalti elektoral nuk eshte zgjidhje per qindra banore qe jetojne ne zonen me te madhe prodhuese të qarkut te Beratit.
Po kështu, banorët e Libonikut në Maliq ankohen për amortizimin e rrugës, rreth 500 metra që lidh fshatin me varrezat. Gjatë periudhës së dimrit, janë të detyruar të përdorin mushkat për shkak të gropave. Kryeplaku tha se është ankuar tek kryetari i bashkisë por i ka thënë se investimet infrastrukturore kanë “radhë”.
Probleme të tjera janë mungesa e mjekëve dhe uji i pijshëm në disa lagje të Libonikut./shqiptarja.com

