10.8 C
Pogradec
10.8 C
Korçë
10.5 C
Bilisht
10 C
Ersekë
9.9 C
Maliq
11.3 C
Liqenas
Saturday, May 9, 2026

Editorial: Zemra e madhe e Niko-s! Të përqafon fortë një herë në katër vite…

- Advertisement -

Editorial/ Përqafimi i madh elektoral: kur dashuria për popullin zgjat sa një fushatë

Korçë – Me zgjedhjet që afrojnë, disa politikanë rikujtohen me përmallim për njerëzit e thjeshtë, rrugët me kalldrëm dhe sidomos për përqafimet me të moshuarit që deri dje s’i kishin parë as në andërr. Në një moment prekës, të denjë për kopertinën e ndonjë romani të realizmit socialist, drejtuesi politik i PS Niko Peleshi është fotografuar duke përqafuar me përkushtim një të moshuar në një trotuar të qytetit.

Kjo pamje e ngrohtë që rastësisht vjen në prag të fushatës zgjedhore është një rikujtesë delikate se, kur vjen puna për vota, nuk ka përqafim që nuk jepet, nuk ka derë që nuk trokitet dhe nuk ka qytetar që nuk meriton një moment dashurie elektorale. Kush thotë që politikanët janë larg njerëzve? Shikoni këtë foto dhe binduni: për pak vota më shumë, edhe qarku i Korçës mund të përqafohet si një fëmijë i dashur që sapo ka marrë dhuratën e shumëpritur.

Kjo nuk është thjesht një foto, por një simbolikë e thellë. Një grua e moshuar që ka parë shumë qeveri të vijnë e të ikin, por asnjë që ta përqafojë me kaq dashuri… përveç rasteve kur fushata zgjedhore bëhet më intime se kurrë. Dikush mund të thotë që është teatër, por nëse është kështu, atëherë aktori ynë po fiton pikë për çmimin e vitit.

Ndërsa qytetarët përpiqen të mbajnë mend datën e zgjedhjeve, fotografët po kujdesen të mos humbasin asnjë grimcë nga kjo valë emocionesh që vjen çdo katër vjet. Në fund të fundit, vota është si një përqafim: nëse e jep, ndoshta merr diçka në këmbim. Nëse jo… takohesh prapë pas katër vitesh!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit