-1.6 C
Pogradec
-2.9 C
Korçë
-2.9 C
Bilisht
-3.7 C
Ersekë
-3.4 C
Maliq
-1.1 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Pogradec/ Festohet Fitër Bajrami mes besimit, solidaritetit dhe reflektimit shoqëror

- Advertisement -

Pogradec, festohet Fitër Bajrami mes besimit, solidaritetit dhe reflektimit shoqëror

Qindra besimtarë pogradecarë u mblodhën në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, në një atmosferë solemniteti dhe gëzimi shpirtëror. Pas një muaji agjërimi dhe përkushtimi gjatë Ramazanit, festa u përjetua si një moment falënderimi, reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së tij para besimtarëve, hoxha Mirel Mazelli vuri theksin te domosdoshmëria e rregullimit të marrëdhënieve me Zotin, si themeli i besimit dhe udhërrëfyesi për një jetë me vlera. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërtimit të një lidhjeje të shëndetshme me shoqërinë ku jetojmë, duke përhapur paqe, mirëkuptim dhe respekt për tjetrin.

Një vend të veçantë në mesazhin e tij zuri solidariteti me njerëzit në nevojë, duke e konsideruar ndihmën për ta si një detyrim moral dhe fetar që forcon ndjeshmërinë sociale dhe unitetin komunitar. Po ashtu, marrëdhëniet familjare dhe farëfisnore u përmendën si ura të domosdoshme dashurie, harmonie dhe trashëgimie shpirtërore, që duhen forcuar në përditshmërinë e secilit.

Festa e Fitër Bajramit në Pogradec u shoqërua me urime të ndërsjella, përqafime dhe ndarje të emocioneve, duke rikujtuar vlerat e Islamit si fe e mëshirës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit