1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Pogradec/ Arrestohet autori që plagosi me thikë 36-vjeçarin mbrëmjen e djeshme, procedohet edhe një shtetas tjetër…

- Advertisement -

Pogradec

Plagosi me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 36-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Procedohet në gjendje të lirë një 38- vjeçar, që ndihmoi autorin e ngjarjes për tu larguar nga vendngjarja.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, se rreth orës 20:20, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 3 Pogradec, kishte ndodhur një plagosje me mjet prerës, (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale,bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes së 36-vjeçarit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. O., menjëherë pas konfliktit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, nga shtetasi A. B., alias A. O.

Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin L. O., 54 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. B., alias A. O. 38 vjeç, banues në Blacë, Pogradec për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe mjeti prerës.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit