1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Rruga që lidh fshatrat Hoshteç-Pleshisht në baltë e lluc! Banorët: Të ndërhyhet!

- Advertisement -

Një mesazh ka mbërritur në redaksinë e PogradeciPress, ku një qytetar ka dërguar disa foto të rrugës që lidh fshatin Hoshtec me fshatin Pleshisht në zonën e Mokrës.

Ky aks rrugor paraqet vështirësi të mëdha në kalim si në dimër ashtu edhe në verë. Së fundmi, për shkak të reshjeve të shiut, gjatë ditës së sotme ka pasur rrëshqitje masive gurësh përgjatë këtij segmenti, duke e bërë qarkullimin edhe më të vështirë për shkak të baltës.

Prej vitesh, banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje për investime në këtë rrugë, por pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për ta përmirësuar situatën.

Investimet në zonën e Mokrës kanë qenë inekzistente, duke e vështirësuar jetesën e banorëve, shumë prej të cilëve janë detyruar të largohen nga kjo krahinë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit