16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Bledi Çomo nis fushatën në Proptisht: “Gati për fitoren spektakolare!”

- Advertisement -

Bledi Çomo nis fushatën në Proptisht: “Gati për fitoren spektakolare!”

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Korçës, Bledi Çomo, ka nisur takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës. Proptishti ishte ndalesa e parë, ku zhvilloi një takim me Asamblenë Socialiste të njësisë administrative, në prani të kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli, dhe kryetarit të PS Pogradec, Erion Thëngjilli.

Në një atmosferë entuziaste, Çomo theksoi rëndësinë e mobilizimit për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në këtë zonë, ndërsa ndau edhe një mesazh në rrjetet sociale:

“Proptishti gati për fitoren spektakolare!
Me Asamblenë Socialiste në Proptisht bashkë me Ilirin dhe Erjonin nga ku nisëm rrugëtimin e një fitoreje të thellë në këtë njësi administrative, bashkë me çdo socialist të zonës për të takuar çdokënd, e trokitur në çdo derë e për t’iu thënë të gjithëve se vetëm Partia Socialiste do bashkojë Shqipërinë me familjen e madhe Europiane

ps5 #blediçomo #11maj”

Zgjedhjet e 11 majit do të jenë vendimtare për të ardhmen politike të vendit, dhe PS ka nisur fuqishëm fushatën në të gjithë territorin e qarkut, me synimin për të siguruar një mbështetje të gjerë dhe një përfaqësim të fortë në Kuvend.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit