12.5 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.5 C
Bilisht
12.1 C
Ersekë
12.5 C
Maliq
13.3 C
Liqenas
Tuesday, April 21, 2026

Devoll/ PD nis prezantimet e kandidatëve! Ivi Kaso: Është radha jonë!

- Advertisement -

Devoll – Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Qarkun Korç, Ivi Kaso, ka zhvilluar një takim në Devoll, ku prezantoi disa nga kandidatët për deputetë të listës së Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Korçës.

Në takim, Kaso ishte i shoqëruar nga Bledjon Nallbati, Edmond Spahon, Ledina Alolli, Genti Çela, Jorida Mazelliu dhe Fidel Ylli. Ai theksoi rëndësinë e 11 majit si një mundësi për ndryshim dhe për të sjellë një qeverisje më të përgjegjshme dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kaso shprehu vendosmërinë për të drejtuar këtë ndryshim së bashku me demokratët e Devollit dhe të gjithë qarkut të Korçës.

Postimi i plotë i Ivi Kasos:

*”Sot në Devoll prezantuam disa nga kandidatët për deputet të listës së Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për qarkun e Korçës.

Së bashku me Bledjonin, Mondin, Ledinën, Gentin, Joridën dhe Fidelin ndamë jo vetëm vizionin se përse dhe si Shqipëria duhet të ndryshojë në 11 Maj, por edhe detyra e përgjegjësi konkrete që ne, së bashku me demokratët e Devollit dhe të gjithë qarkut, t’i prijmë atij ndryshimi që presin gjithë shqiptarët.

Së bashku jemi të pandalshëm! Është radha jonë!”*

Ky takim shënon një tjetër hap në fushatën e opozitës në qarkun e Korçës, ndërsa gara për zgjedhjet e 11 majit po intensifikohet, ndërsa objektivë opozita ka që të marrë 5 mandate në këtë qark.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit