17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
17.2 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Pikantet e Vllaznia-Skënderbeu! Humbja në “Loro Boriçi”, tifozët i kerkojnë llogari Brdariç

- Advertisement -

Para nisjes së takimit, fëmijët e Qendrës Kulturore në Shkodër dhuruan një performancë muzikore për të pranishmit në stadium, me një këngë dedikuar Vllaznisë. 

-Shumë pak tifozë të pranishëm në stadium, numri i të cilëve nuk i kalon 800-900 persona.

-Tifozët “ngacmojnë” Gjokën në momentin kur Alia dëmtohet. “Futu ti në portë tani”, ishin fjalët e të pranishmëve.

-Nasr konfirmon Vllazninë si viktimën e preferuar. Egjiptiani, pasi u kishte shënuar 2 herë këtë sezon kuqebluve me fanellën e Teutës, ripërsërit veten ndaj shkodranëve edhe me fanellën e Skënderbeut.

-Brdariç gati sa nuk kap me duar gjyqtarin e katërt, Hamiti, për një faull të padhënë ndaj Dodajt sipas gjermanit.

-“Çmendet” Brdariç, trajneri i Vllaznisë u hakërrehet Çobës dhe Jukajt që nuk kuptohen mes tyre, duke rrezikuar golin e dytë në portën shkodrane.

-Tifozët shkodranë shfaqen të pakënaqur me performancën e skuadrës së tyre në pjesën e parë.

-Bajrami i drejtohet gjyqtarit Alla për një vonesë të Alias në momentin për të rivënë topin në lojë. “1 orë po presim”, ishin fjalët e mbrojtësit të Vllaznisë.

-Duartrokitje të shumta për Qaton në momentin që mesfushori lë fushën për Mensah.

-Ironike thirrjet e tifozëve shkodranë nga tribuna në momentin kur rezultati ishte 1-1: “Avash-avash, se në fitore jemi”.

-Ka pakënaqësi në fundin e ndeshjes tek tifozët shkodranë, të cilët kërkojnë “llogari” tek trajneri Brdariç.

-Skuadra shkodrane, në përfundim të ndeshjes, ka pasur edhe një vizitë nga ish-mbrojtësi i ekipit, Mevlan Adili, i cili aktualisht është pjesë e Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut./panorama.sport

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit