10.9 C
Pogradec
11.4 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.5 C
Ersekë
10.5 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Peleshi i “kthehet” keq Ivi Kasos: “ Ai nuk e njeh Korçën, po krijon urrejtje fetare…”

- Advertisement -

Lidhur me deklaratën e Ivi Kasos për aspektin fetar në listat e PS dhe përdorimin e aseteve publike për fushatë?

“Ja kështu ndodh kur në partitë politike, pavarësisht se çfarë krahu, kemi ‘importe’ që s’kanë asnjë lidhje me Korçën fare. Sepse të prekësh këtë pjesë të Korçës sonë të qytetëruar dhe të emancipuar, kaq harmonike dhe që kurrë nuk kemi pasur probleme të tilla, do të thotë të mos kuptosh asgjë. Do të thotë të bësh një autogol.

Mua ma kanë thënë këtë, nuk e kam besuar në momentin e parë, e kam menduar fake news, por përderisa e thoni edhe ju, qenka e vërtetë. Është e turpshme se si luhet dhe si gërmohet në këtë mënyrë në emrin apo mbiemrin e dikujt. Madje as atë gërmim nuk e kanë bërë mirë, sepse po ta kishin bërë siç duhet, do të rezultonte edhe ai i pasaktë ai status.

Është skandaloze! Nuk ka ndodhur kurrë më parë, nuk e kam hasur ndonjëherë një deklaratë politike publike, sidomos një deklaratë që të jetë përdorur ose nxitur përçarje fetare mes nesh.

Ne jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht se si jemi ndarë në kampet socialistë apo demokratë. Në fund të fundit, fushata është fushatë. Pas saj, i shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit dhe punojmë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Nuk punojmë për tanët apo për të tyret. Aq më keq pastaj po të futemi në ndarje të tjera.

Boll na ka ndarë historia në vite, tani janë vitet e bashkimit, madje jo vetëm mes nesh, por edhe me popuj të tjerë të BE-së. Sot po flasim për një Shqipëri në BE. Imagjinoni sa shumë mbrapa na thërret jehona e këtij postimi skandaloz.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit