Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e mjekut të njohur Pogradecar, Dr. Seladin Jakupllari, për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi u bë publik gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në selinë e partisë.
Dr. Jakupllari, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e mjekësisë në qytetin juglindor, është angazhuar prej vitesh në çështje shëndetësore dhe sociale. Gjithashtu prej vitit 2021 ka mbajtur një pozicionin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, në një mandat të marrë nga Partia Demokratike, me një shifër rekord votash prej 7342 të tilla.
Kryetari i LZHK-së, z. Dashamir Shehi, u shpreh se kandidatura e Dr. Jakupllarit pasqyron përkushtimin e partisë për të sjellë në politikë profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 pritet të jenë një moment kyç për të ardhmen politike të Shqipërisë.

