Shkruan Bledi Çomo/ Të gjithë bashkë për Pogradecin!
Së pari dua të shpreh mirënjohjen time për besimin që mu dha për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit e për të qenë zëri i pogradecarëve, mokrarëve, gorarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Dua të shpreh falenderimin tim për Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, drejtuesin politik të Korçës, Niko Peleshi dhe bashkëpuntorin e mirë e të palodhur, Kryetarin Ilir Xhakolli i cili gjithmonë më ka mbështetur në rrugëtimin tim politik.
Dua të theksoj se ky kandidim nuk është një kërkesë për të çuar Bledin si individ në Parlament, unë mendoj se si pogradecar, të gjithë ne meritojmë të kemi në Kuvend njerëz që të përfaqësojnë denjësisht Pogradecin, e që të orientojnë vëmendjen e qeverisë e ministrive tek problemet reale që ka komuniteti ynë i madh.
Pogradeci në kaq vite që qeveris Partia Socialiste ka pësuar ndryshime të mëdha, nga një qytet ku mungonin investimet bazike, vetëm në 6 vitet e fundit ka marrë investime sa për 30 vjet të marra sëbashku, kryesisht në infrastrukturë, shërbime, ujësjellsa, projekte në funksion të turizmit etj.
Ashtu si Pogradeci edhe Mokra ka parë dorën e investimeve të cilat për hir të së vërtetës politika i detyrohej kësaj zone, e cila përfaqëson vlera të larta të historisë tonë lokale e kombëtare.
Unë jam këtu që sëbashku me Ilirin si Kryetar Bashkie dhe gjithë kolegët e tjerë që do të dalin nga zgjedhjet e 11 Majit ta kalojmë Pogradecin në fazën përfundimtare, në atë të një qyteti të zhvilluar, duke forcuar ekonominë lokale, rritur edhe më tej shërbimet dhe duke mundësuar më shumë investime në funksion të zhvillimit turistik.
Nga sot e në vazhdim deri në 11 Maj, do takohem me të gjithë ju, do flasim për çfarë kemi bërë e çfarë duhet bërë më shumë, Pogradeci, Mokra e Gora jan zona me banorë puntorë e fisnikë të cilët meritojnë përfaqësimin e duhur në Parlament!
Sot, kërkoj mbështetjen e të rinjve si asete të domosdoshme për të nesërmen, fermerëve, biznesmenëve, profesioneve të lira dhe kujtdo që e ndjen se duhet të jemi bashkë për të promovuar vlerat turistike, kulturore, historike të Pogradecit e për ta çuar qytetin atje ku meriton.
E ardhmja ndërtohet duke punuar me lodhje dhe sakrifica por kur mbështetja vjen nga bashkëqytetarët, ajo të jep forcë për të punuar edhe më shumë.
Unë, Bledi Çomo si avokat në profesion, zotohem se ky mandat ka për të qenë një nga përfaqësimet më dinjitoze që do të bëj për banorët e vendlindjes time. Shqipëria është duke vrapuar pandalur drejt BE ndaj ne nuk duhet të ndalim në asnjë moment këtë vrap drejt #Shqipëria2030 për Pogradecin tonë, për Shqipërinë![]()
![]()
Mirëutakofshim![]()

