Një stuhi e fortë ere ka përfshirë në këto momente qytetin e Pogradecit. Era me intensitet të lartë duket se po rrezikon të shkaktojë probleme të ndryshme. Aktualisht, në disa zona, për shkak të saj, ka pasur shkëputje të shkurtra të energjisë elektrike, ndërsa operatorët janë në terren për monitorimin e situatës.
Gjithashtu, situata mund të sjellë rrezik në akset e ndryshme rrugore ku ka prani të pemëve. Autoritetet rekomandojnë kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve gjatë kësaj stuhie, pasi nga ndërtesat mund të shkëputen objekte të ndryshme.

