16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Daniela Zisi për listat e PD-së: “Lista skandaloze, do prodhojnë humbje historike!”

- Advertisement -

Listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës kanë krijuar pakënaqësi të mëdha te demokratët, por jo vetëm. Duket se alternativa e ofruar nga opozita, sipas shumë demokratëve, konsiderohet si një hap drejt humbjes më 11 maj. Gazetarja Daniela Zisi ka reaguar publikisht, duke e konsideruar listën e PD-së si skandaloze, me figura të konsumuara dhe që do ta çojë PD-në drejt humbjes më 11 maj.

“Listë skandaloze, që do të prodhojë humbje historike për PD. Figura të konsumuara në pushtet dhe flirtues me pushtetin në opozitë. Ashtu si primaret, që prodhuan kandidatë që në mënyrë të paturpshme mbushën kutitë, si në Kolonjë apo gjetkë, ashtu edhe lista e Korçës pritet të përmbushë objektivin e Peleshit për 7 mandate në Korçë,” shkruan Zisi.

Duket se lista ka krijuar pakënaqësi në të gjitha grupimet e PD-së në Qarkun e Korçës. Emrat që morën një mbështetje të konsiderueshme u hoqën nga lista e primareve dhe u zëvendësuan me persona që morën një mbështetje të ulët. Ndërkohë, vetë procesi kishte hije të forta dyshimi për rregullshmërinë në të gjashtë degët e qarkut. Duket se demokratët janë përballë faktit që në zgjedhjet e 11 majit do të ketë një rrjedhje të madhe votash, pasi të pakënaqurit mes tyre duket se, në shenjë indinjate, do të refuzojnë të dalin për të kërkuar vota për anëtarët e listave të konfirmuara për deputetë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit