Prokurori i cili ka çuar pas hekurave kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është Olsi Dado. Në periudhën 2008–2010, ai ka shërbyer si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Karrierën e tij e nisi në qytetin e Pogradecit dhe aktualisht është prokuror i SPAK.
Në rrethin e të njohurve në Pogradec, Dado njihej si person i drejtë dhe i rreptë. Burime konfirmojnë se ai ishte tepër i ftohtë me avokatët, duke mos i pranuar në rrethin shoqëror për të shmangur konfliktin e interesit. “Asnjëherë nuk pranoi të tjetërsonte faktet dhe gjithmonë kërkonte masa proporcionale dhe të drejta dënimi për të dyshuarit e ngjarjeve të ndryshme,” tha një burim. Në atë periudhë, Olsi Dado në Pogradec do të njihej si “Njeriu i hekurt”./Pogradecipress.al

