Deklarata e deputetit Arbjan Mazniku nga Korça pyetur për protestën,zhvillimet e fundit dhe reformën territoriale:-Shqipëria është në një rrugë të zhvillimit të demokracisë. Kështu ka qenë gjatë kësaj kohe dhe ky është një proces i cili është krejt normal.
Jemi një vend i lirë, njerëzit kanë mendime të ndryshme, debatojnë, diskutojnë, zhvillojnë. Sot jemi për një dëgjesë për reformën territoriale që është pjesë e të njëjtit proces. Një procesi ku me mekanizmat që demokracia ka, të gjitha ato, nga dëgjesat te parlamenti, te zgjedhjet, te protestat, te peticionet, te diskutimet.
Kjo në fakt është shenjë e një demokracie të shëndetshme, ku të gjitha këto gjëra funksionojnë. Kemi një diskutim mes të gjitha palëve dhe në fund fare, me mekanizmat që prapë demokracia ka, çështjet zgjidhen me zgjedhjet.
Pyetje:-do të finalizohet reforma territoriale në kushtet kur mijëra qytetarë janë në shesh, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, kur kërkohen ndryshime kushtetuese të cilat sigurisht që prekin dhe reformën territoriale?
Mazniku përgjigjet:-ne kemi një mazhorancë e cila ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë. Dhe pjesë e këtij mandati është të bëjë ato ndryshime që i duhen Shqipërisë për ta bërë më të mirë, më të fortë dhe për ta bërë më të përgatitur për faktin që në dy vjet ne mbyllim negociatat me Bashkimin Evropian dhe në tre-katër vjet Shqipëria do të jetë një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ndaj dhe besoj që brenda të gjithë elementeve normalë të demokracisë, detyra e mazhorancës është të jetë e qartë me vizionin që ka dhe të ecë përpara drejt forcimit të Shqipërisë, bashkive të Shqipërisë dhe bërjes gati të të gjithë elementeve, përfshirë shoqërisë sonë, për të qenë një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Pyetjes nëse kanë të drejtë për diçka protestuesit?
A kanë të drejtë që kanë një hatërmbetje me politikën shumë vjeçare?Çfarë gjeni diçka të drejtë në protestë?
Përgjigje:-Unë e thashë paraprakisht që është shumë e rëndësishme që njerëzit në demokraci kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre dhe është pjesë thelbësore e një demokracie. Dhe duhet gjithmonë të kujtojmë një gjë: që sot jemi në një situatë ku njerëzit kanë të drejtën e tyre të protestojnë, të thonë mendimin e tyre, të organizohen, të grupohen të grupohen në mënyrën se si e thonë mendimin e tyre dhe kjo gjë është krejt normale. Duhet të kemi parasysh që jo shumë larg në kohë, në kohë ekzistuese, kur njerëzit ishin në shesh, vriteshin. Unë kam qenë në shesh më 21 janar ku kam dëgjuar dhe i kam ndier fishekët duke fërshëllyer mbi kokën time. Sot jemi në një situatë ku demokracia shqiptare është në një nivel tjetër, ku njerëzit kanë të drejtën e vetë ta thonë mendimin e tyre dhe ka forume demokracia të qënsishme se si e rishikon mendimin e vet, e strukturon mendimin e vet kur e sheh të arsyeshme. Partia Socialiste e Shqipërisë ka një marrëveshje me qytetarët shqiptarë, të cilën po e ndjek me shumë vëmendje dhe me agjendë për përmirësimin e Shqipërisë.

