5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Pikantet Elbasani-Skënderbeu/ Gjoka”rrëmben” topin, Franklin mbetet jashtë

- Advertisement -

Edhe pse interesimi nga tifozët elbasanas nuk është më ai i javëve të para, sërish prezenca e tyre ishte e kënaqshme me afro 2 mijë të pranishëm. Ja momentet më pikante nga “Panorama Sport”. Siç ndodh shpesh grupimi ultras i verdhebluve, por edhe tifozë nga tribuna karshi, janë të “armatosur” me kapsolla, për t’i hedhur herë pas here.

* Duket se Elbasani nuk ka ndërmend t’i heqë më fanellat e fatit, ato me nuanca të zeza që pati edhe ndaj Partizanit. Nuk është uniforma e tyre që jemi mësuar t’i shohim, por në këtë moment kanë nevojë edhe për fatin me vete.

* Ernest Gjoka tërbohet me gjykimin pas ndërhyrjes ndaj Amadou në mesin e fushës në minutën e 32-të, ku për pak Elbasani shënoi. Gjoka shkoi të ankohej te gjyqtari i katërt jo pak i nervozuar.

* Siç po ndodh në ndeshjet e mbrëmjes, edhe dje në Elbasan u ndal loja për të çelur iftarin për futbollistët që agjërojnë. Në një moment në pjesën e dytë Gjoka “rrëmben” topin pas një anësoreje, ndoshta edhe për të vonuar paksa lojën.

* Për të fituar sekonda të vlefshme, Skënderbeu bën gati të fusë në lojë Franklin. Mirëpo, zëvendësimi nuk kryhet, sepse gjyqtari vërshëllen fundin e sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit