4.3 C
Pogradec
4.1 C
Korçë
3.3 C
Bilisht
3.3 C
Ersekë
3.2 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Fermerët e Devollit ankohen për shtrenjtimin e plehrave kimikë dhe farërat e skaduara…

- Advertisement -

Fermerët e fshatit Mançurisht në Devoll po përballen me rritjen e çmimeve për inputet bujqësore, farërat dhe plehrat kimikë, ç’ka për rrjedhojë do sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve të tyre bujqësore.
“DAP-i me peshë 25 kg ka shkuar 22 mijë lek (të vjetra), më përpara ka qenë 17 mijë (të vjetra)”, tha një fermer.
Fermerët që këtë sezon po mbjellin patatet e qepët thanë se dapi dhe nitrati kushtojnë më shtrenjtë se vitin e kaluar. Perpos çmimit fermerët shprehen të shqetësuar dhe për cilësinë e tyre.
DAP-i është 100 mijë lek (të vjetra) për kuintal. Shumë më shtrentë se vjet. Po këto qepujkat që i blejmë në farmaci bujqësore shpeshherë dalin të skaduara dhe nuk mban njeri përgjegjësi. Ne i mbjellim dhe s’kemi rendiment. Këto duhet t’i kontrollojë shteti që të mos shesin pesticide e farëra të skaduara”, thanë fermerët, Namik dhe Myrvete Rusi.
Jashtë kamerave, farmacitë bujqësore thanë se plehrat kimikë, këtë vit shiten me 7-10% më shtrenjtë dhe përgjegjësinë e adresojnë tek importuesit. Dy vite më parë Autoriteti i Konkurencës gjobiti tre kompani për monopol në treg dhe rritje artificiale të çmimeve por këto gjoba duket se nuk e përmirësuan situatën, pasi sërish fermerët po përballen me kosto të papërballueshme

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit