15.1 C
Pogradec
15.8 C
Korçë
15.2 C
Bilisht
14.3 C
Ersekë
14.8 C
Maliq
16 C
Liqenas
Saturday, May 9, 2026

Rikthen përplasjet për territore! Greqia akuza Shqipërisë: Na keni vjedhur liqenin e Gramozit!

- Advertisement -

Një tjetër përplasje në distancë po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë për territore. Shkak është bërë liqeni akullnajor i Gramozit, i njohur ndryshe edhe si liqeni i Beznjas, i cili ndodhet në Ersekë.

Greqia pretendon se liqeni i Gramozit është pjesë e territorit grek, duke akuzuar Shqipërinë se e ka vjedhur atë. Sipas disa zyrtarëve grekë, shqiptarët kanë “lëvizur piramidat kufitare” duke e përvetësuar liqenin gjatë viteve të fundit.

Të pakënaqur nga kjo, zyrtarët grekë po punojnë për të zgjidhur problemin dhe për ta marrë plotësisht brenda territorit të tyre liqenin e Gramozit. Kryebashkiaku Nestorio-s në Kastoria, Christos Gkosliopoulos është ankuar tek autoritetet më të larta të Greqisë për këtë çështje, sipas Newsboomb.

Ndërkohë që mediat greke kanë marrë dhe postimin e kryeministrit Edi Rama, i cili promovon atraksionin turistik me anë të një postimi në Facebook./

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit