17.4 C
Pogradec
17.9 C
Korçë
17 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Korçë/ 32 ikona pritet të restaurohen brënda këtij viti. 25 mijë vizitorë vetëm në 2024-ën..

- Advertisement -

Muzeu i Artit Mesjetar, destinacioni kryesor i turizmit kulturor në Shqipëri

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është kthyer në një nga polët më të rëndësishëm të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Vetëm gjatë vitit të kaluar, ky muze mirëpriti mbi 25 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për artin dhe trashëgiminë mesjetare shqiptare.

Sipas Fjoralba Priftit, drejtoreshës së muzeut, turistët e huaj, veçanërisht ata francezë, kanë përbërë grupin më të madh të vizitorëve gjatë vitit të kaluar. Ndërsa në vitin 2024, vizitat po organizohen kryesisht në mënyrë individuale, çka tregon një rritje të interesit personal për muzeun dhe vlerat e tij.

Përveç pasurisë së jashtëzakonshme artistike që mbart, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar dallohet edhe për laboratorin e restaurimit të ikonave, një nga më të rëndësishmit në vend. Sipas Priftit, në vitin e ardhshëm parashikohet të restaurohen 32 ikona të tjera, të cilat për herë të parë pas restaurimit do t’i shtohen fondit të muzeut.

Në fondin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar ruhen mbi 7,000 ikona, kryesisht vepra kulti dhe arti të krijuara gjatë Mesjetës së Hershme. Ky koleksion unik e ka kthyer muzeun në një nga destinacionet më të preferuara për turistët dhe studiuesit e artit bizantin dhe post-bizantin.

Viti pas viti, ky muze po fiton një rëndësi të veçantë jo vetëm si një institucion ruajtjeje dhe promovimi të artit mesjetar shqiptar, por edhe si një pikë referimi për zhvillimin e turizmit kulturor në rajon.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit