Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec, është mbyllur afati për propozimin e emrave të kandidatëve për primaret e zgjdhjeve parlamentare 2025. Ashtu siç redaksia e Pogradecipress.al kishte paralajmëruar, kandidatët e primareve të cilët kanë dorrëzuar dokumentacionin për të hyre në garë janë figura të cilat janë propozuar nga kryesia e PD Pogradec.
Në garën e primareve është bërë pjesë Genti Çela, i cili deri në këto momente ka mbajtur pozicionin e kryetarit të degës së PD Pogradec, por me hyrjen në garë ai heq dorë nga drejtimi i PD-së së Pogradecit. Prej vitesh Çela, ka mbajtur një sër pozicionesh politike brënda së djathtës dhe është rreshtuar që në fillesa krahë foltores dhe më pas rithemelimit. Çela u propozua nga një numër i madh anëtarësh të kryesisë së PD-së në Pogradec.
Ndër emrat më të diskutuar që i është bashkuar primareve është edhe Arbër Male, këshilltari i këshillit bashkiak, një emër jo pak i njohur në qytet, i cili prej kohësh udhëheq kauza opozitare lokale dhe ka kryer me dhjetra denoncime në për pushtetin vendor në Pogradec. Arbër Male vjen si një figurë e re dhe me potencial politik në PD-në e Pogradecit dhe gëzon një mbështetje të madhe nga anëtarsia dhe qytetarët. Kandidatura e Males u propozua në mbledhjen e kryesisë së PD Pogradec.
Dy zonja, me kontribute të mëdha janë të përfshira tashmë në garë. Bëhet fjalë për Albana Priftin e cila ka drejtuar struktura të ndryshme brënda PD-së dhe është një emër i cili dhe më hërët ka pasur mbështetje nga kryesia për të hyrë në gara të ndryshme. Ndërkaq Albana Prifti mban edhe pozicionin e Kryetares se Lidhjes Demokratike të Gruas në Degën e Pogradecit. Prifti aktualisht është nën/kryetare e Këshillit Bashkiak dhe një ndër anëtaret e kryesisë që ka mbajtur për kohë të gjatë funksione politike të brendëshme. Gjithashtu edhe Brunilda Prifti, një figurë tjetër e së djathtës lokale e cila ka një kontribut të vazhdueshëm në degën e PD-së.
Themeluesi i Degës së PD-së Lorenc Bega është një tjetër emër, i cili prej vitesh është zhevndosur në kryeqytet. Suprizë është moskandidimi i Zini Tollozhinës, një emër shpesh i propozuar, por nuk dihet pse ky i fundit nuk është futur në garën e primareve mes demokratëve.
Gara pritet të jetë e fortë mes kandidatëve në primare, por të 5-të emrat pritet t’i bashkohen listës së Qarkut, ku sipas burimeve do të jenë mbi 25 kandidatë për 10 vende në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit./Pogradecipress.al