9.4 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
9.1 C
Bilisht
8.5 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
9.8 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Apeli i GJKKO le në fuqi vendimin e fajësisë për ish-kreun e avokatisë në Korçë

- Advertisement -

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për Arben Lena, ish-kreun e avokatisë së Korçës, duke e dënuar me 2 vite burg për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Lena u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se tentoi të ndikonte në gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafikim klandestinësh. Në maj, masa e tij u ndryshua në arrest shtëpie.

Në përputhje me vendimin e gjykatës, Lenës i ndalohet ushtrimi i funksionit për një periudhë 3-vjeçare.

Ndërkohë, Nikolla Hafësllari u dënua me 1 vit burg, po ashtu edhe Nikolla Jesku mori 1 vit burg, ndërsa Dajana Kodra u dënua me shërbim prove.

Dritan Tabaku u shpall i pafajshëm për akuzën e moskallëzimit të krimit. Blerand Koziçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Artiana Koziçi mori 8 muaj burg, për të cilën vuajtja e dënimit është pezulluar me kusht.

Sipas SPAK, këta individë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u përpoqën të lehtësonin procedurën juridike të të arrestuarit Blerand Koziçi, i cili ishte dënuar për trafikim klandestinësh.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit