4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Pogradec/ Vajzat festonin jashtë makinës në ecje, policia i gjobit…

- Advertisement -

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetase ( pasagjere në një automjet) të cilat kishin dalë në dritaret e automjetit gjatë lëvizjes së automjetit në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë ”, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë identifikuar drejtuesin e automjetit dhe i kanë vendosur masën administrative në mungesë me vlerën 9000 (nëntë mijë) lekë të rinj, bazuar në nenin 167 pika 9, dhe neni 170 pika 8, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit