11.4 C
Pogradec
11.8 C
Korçë
11.1 C
Bilisht
11.3 C
Ersekë
11 C
Maliq
11.8 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Maliq/ Shpopullohen fshatrat! Çala: 30% e popullsisë janë larguar nga Pojani…

- Advertisement -

Plaga e shpopullimit ndihet kudo, në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë. Qarku i Korçës është një nga zonat më të prekura nga fenomeni i shpopullimit. Gjatë një vizite në fshatin Pojan, që është qendër e Njësisë Administrative Pojan të Bashkisë së Maliqit, një fshat që dikur numëronte mbi 1000 familje, sot sheh rrugë dhe ara të shkretuara. Sipas të dhënave që siguruam në 10 vitet e fundit ka ikur rreth 30% e popullsisë nga ky fshat, kryesisht mosha të reja dhe pjesa aktive punuese e popullsisë. Po sipas të dhënave tona, rreth 30% e nxënësve janë më pak në bankat e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme.

Opozita jo vetëm që e ka denoncuar këtë dukuri, por ne mendojmë dhe kemi program me masa të shpejta dhe të efektshme për të zvogëluar fenomenin, si dhe për të nxitur bashkëatdhetarët tanë që të kthehen dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.

Gentian Çala sekretari politik i PL në Qarkun Korçë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit