Ngjarje e rëndë në Korçë: Një 78-vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti.
Sipas informacioneve paraprake, viktima punonte si roje pranë një biznesi në lagjen SMT të qytetit. Mësohet se ai kishte probleme shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

