6.3 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
5.7 C
Bilisht
4 C
Ersekë
5.5 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Korçë/ Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj! Reagojnë qytetarët: “Po rrogat pse nuk i rrisin?!”

- Advertisement -

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e së enjtes vendosi ta rrisë çmimin në 40 lekë nga 30 që ishte për më shumë se 7 vite.

Sipas kryetarit të Bashkisë Sotiraq Filondryshimi I tarifës erdhi pasi operatori aktual u tërhoq nga kontrata për shkak të tarifave të ulëta. Filo thotë se asnjë operator i ri nuk është ofruar dhe se me rritjen e tarifës do të shfaqin interes. Megjithatë bashkia sqaron se për pensionistët transporti urban është falas.

Rritja e çmimit të biletës së autobusëve urbanë ka sjellë pakënaqësi te korçarët. Përveç rritjes së çmimit të biletës këshilli bashkiak vendosi edhe zgjerimin e lëvizjes deri në 40 minuta për qarkullimin e urbanëve si dhe heqjen e një linje të brendshme. Nga 4 që ishin më parë urbani i qytetit do kalojë në vetëm 3 linja./ Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit