Shkruan Ervin Goci/ Buze liqenit te Pogradecit, pasuri e Unesco, vendi me i paqte e i dlire ne Shqiperi, do ndertohen kulla deri ne 23 kate. Zyrtarisht eshte firmosur dhe leja pa pyetur kerrkend.
Duke patur parasysh peizazhin e qytetit eshte si te hedhesh nje bombe berthamore per ta shkaterruar qytetin per se gjalli.
Kjo behet dhe pak jave para zgjedhjeve, duke i poshteruar qytetaret e Pogradecit ne nivel te padegjuar, pra dhe ju perdhunoj dhe do te votoni per mua.
Shqiperia duket se po jeton eksperiencen e nje rrokopuje te plote, si puna e nje avioni te goditur qe po bie me hunde ne drejtim te tokes, eshte ne spirale shkaterrimi te pakthyeshme. Drejtuesi i vendit eshte mbyllur ne bunker si Hitleri, komunikon gjithsej me 6 veta dhe leshon urdhra per te bombarduar qytete me artileri te rende betoni.
Jemi fiks ne kete gjendje; gjendja e dhunes absolute, e shkaterrimit total.
Dikur kafshonim hapesira publike, tani kafshojme, liqene, male, dete, qytete te tera.
Eshte urgjente qe te flitet me banoret e Pogradecit ne kete rast dhe kudo ku ka llahtare te tilla dhe fushata elektorale duhet orientuar per te organizuar rezistence me shume se thjesht alternative diskursi politik.
Nuk ben fajde fjala ne Shqiperi, eshte kot.
Ky eshte nje moment shume i mire per te organizuar njerezit me kete kauze shume te madhe qe meqe ra fjala prek dhe shtetin fqinj Maqedonine e Veriut.
Ky projekt e zhduk perfundimisht Pogradecin nga harta e Unesco, pastaj do ta na mbetet vetem Lezja qe peshtyn beton kudo ku ve syrin.
I bej thirrje keshilltarit shembullor, aktivistit te palodhur ne Keshillin Bashkiak ne Pogradec, ndoshta te vetmit qe lufton ne perditshmeri atje, z Arber Male, qe te mobilizoje te gjithe fuqite e veta institucionale dhe komunitare per ta ndaluar kete ekzekutim per qytetin.
Vete do ta mbeshtes mesa mundem, duke ftuar dhe aktore politike te cilet besoj dhe i kam mbeshtetur gjithe keto kohe.
E kane per detyre te angazhohen, nuk eshte zgjedhjeje.
Pogradeci ka mundesine t’ia thyeje hunden atij qe do ta shkele, po Pogradeci ka nevoje te zgjohet e te mobilizohet.

