Sot u miratua në këshillin bashkiak Korçë PËRKEQËSIMI i shërbimit urban! Jo vetëm do rritet bileta në 40lek por dhe do ulet frekuenca. Nga 23 min në 35 dhe 45 min pritje në stacion dhe shkurtim i stacioneve dhe orareve .
Në vend që të mendohet si të bëhet më i shpeshtë që të frekuentohet nga nxënës, studentë e kushdo e bëjnë që mos e frekuentojë askush
Në vend që të përmirësohen stacionet, të publikohen dhe respektohen oraret dhe të përdoren bileta elektrike e abone, mendojnë si të mbajnë gjallë një operator me subvencion
Në vend që të mendojnë për urbanë elektrikë që ulin kostot, ulin trafikun e ndotjen e ambjentit, mbajnë në punë autobuza 25 vjeçarë, Jo eficientë e që ndotin ajrin .
Kush dëshiron të dëgjojë debatin mbi këtë çështje në këshill e gjeni tek video minuta ’62
Nga Klajdi Pllaha

