Në faqen e Këshillit Bashkiak Pogradec shkruhet: Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, miratuam vendime të rëndësishme në ndihmë të qytetarëve, sidomos të shtresave në nevojë si; dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi 6%, bonuse qiraje, ndihmë financiare për 4 familjet të cilat u dëmtuan së fundmi nga zjarri dhe disa vendime të tjera si më poshtë:
Për miratimin e kritereve të familjeve në nevojë që do të trajtohen me fondin deri në 6% nga fondi I kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike për vitin 2025.
Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi 6% e fondit të kushtëzuar për bllok – ndihmën ekonomike, për muajin Dhjetor 2024.
Dhënien e bonusit të qerasë për z.Erton Baci në Bashkinë Pogradec.
Dhënien e bonusit të qerasë për z. Fatmir Oshafi në Bashkinë Pogradec.
Disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.138, datë 27.12.2024, Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë Pogradec dhe ndërmarrjeve në varësi.
Për deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Pogradec.
Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Pogradec, bashkë me dokumentacionin tekniko-ligjor “Për akordimin e e ndihmës financiare
Z. Avni Biba, për shkak të dëmtimit të banesës, nga rënia e zjarrit”.
Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Pogradec, bashkë me dokumentacionin tekniko-ligjor “Për akordimin e e ndihmës financiare
Z. Erton Baci, për shkak të dëmtimit të banesës, nga rënia e zjarrit”.
Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Pogradec, bashkë me dokumentacionin tekniko-ligjor “Për akordimin e e ndihmës financiare
Z. Fahri Biba për shkak të dëmtimit të banesës, nga rënia e zjarrit”.
Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Pogradec, bashkë me dokumentacionin tekniko-ligjor “Për akordimin e e ndihmës financiare
Z. Rexhep Biba , për shkak të dëmtimit të banesës, nga rënia e zjarrit”.
Miratimin e raportit të vlerësimeve dhe të parashikimeve afatmesme të të ardhurave.
Gjithashtu
Raporti Vjetor i Performancës së Këshillit Bashkiak për vitin 2024.

