18.4 C
Pogradec
18.8 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.5 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
19.4 C
Liqenas
Saturday, May 30, 2026

SKËNDERBEU 97 ditë pritje për fitoren e 4-t të sezonit

- Advertisement -

Më 20 tetor të vitit të kaluar në atë ndehsje të javës ë 9-të të superligës, Bylis-Skënderbeu 0-1 u desh një gol i Ermir Rashicës në minutën e 82-të që të shënonte fitoren e Skënderbeut në transfertë dhe qysh prej asaj date dhe deri dje Skënderbeu ka arritur të shënojë vetëm barazime dhe humbje.

Ditën e djeshme u desh sërish Ermir Rashica që të shënonte një tjetër fitore për Skënderbeun në një kohëzgjatje kaq të madhe prej 97 ditësh. Rashica e shënoi dje golin në minutën e 80-të dhe sigurisht që kjo nuk është koeçidencë, pasi talenti kosovar sigurisht është nga ata futbollistë që vlen shumë dhe jo më kot do të shitet në të tilla shifra mbi 800 mijë euro.

Skënderbeu tashmë me këtë fitore mendohet se e ka kaluar ngërçin, por sërish kjo duhet pritur dhe duhet parë, pasi përpara janë ndeshje të forta dhe të vështira për tu kaluar. Madje e radhës do të jetë me Dinamon në transfertë.

E rëndësishme është që skuadra reagoi më së fundi dhe ky është momenti më delikat për këtë Skënderbe. Qoftë fitorja e kthesës së madhe kjo ndaj Teutës, por Skënderbeu këtë gjë duhet ta kishte bërë javë më parë.

Dinamo të shtunën e ardhshme do të jetë ndeshja e vazhdimësisë dhe që do të vërtetojë nëse Skënderbeu vërtet ka reaguar, apo ishte thjesht një shkëndijë trepikëshi i fundit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit