14.2 C
Pogradec
14.2 C
Korçë
13.7 C
Bilisht
13.2 C
Ersekë
13.3 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Mishi i importit/ Tkurrja e blegtorisë, u importuan 48 mijë ton mish gjatë vitit 2024

- Advertisement -

Blegtoria është sektori që po pëson tkurrje. Vetëm në vitin 2023 sipas INSTAT në Shqipëri ka 35 gjedhë më pak, po ashtu rënie kanë pësuar edhe të imtat, ku numërohen 247 mijë dele dhe më pak. Tkurrja e blegtorisë ka sjell rritje të importit të mishit, ku për vitin 2024  në vendin tonë janë importuar 48 mijë ton mish, ose 3.4%  më tepër krahasuar me vitin 2023. Mungesa e subvencioneve i ka detyruar blegtorët t’i vendosin drynin stallave. Tryeza e konsumatori shqiptar po mbushet me mishin dhe qumësht importi. Industria e përpunimit të mishit dhe qumështit, lëndën e parë e siguron në tregjet botërore, kjo sepse fermat blegtorale nuk I përgjigjen dot kërkesës së tyre në sasi. Subvencioni për krerë është i pamjaftueshëm për fermerët që të shtojnë numrin e gjësë së gjallë në stane.

Blegtorët shpesh herë në protestat e tyre kërkojnë një tjetër mbështetje lek për litër qumësht, thirrje kjo që nuk është dëgjuar nga Mbretëria e Bashkuar, që është dhe institucioni përgjegjës që harton politikat mbështetëse për fermerët.

Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit