14.2 C
Pogradec
13.6 C
Korçë
13.5 C
Bilisht
12.8 C
Ersekë
12.6 C
Maliq
14.7 C
Liqenas
Saturday, May 30, 2026

Histori/ Fshati Lin një perlë turistike…

- Advertisement -

Fshati Lin është një gadishull i vogël, i cili ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit. Jeta në këtë gadishull, sipas të dhënave historike, mendohet se ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Gjetjet arkeologjike nga kodra mbi fshatin e sotëm, përfshijnë mure themeli dhe mozaikë të një kishe të hershme bizantine, që daton nga shekulli i 6-të.

Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori. Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit që mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”. Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”.

Banorët e hershëm thonë se fshati shumë vite më parë, shtrihej deri në mesin e liqenit, por më vonë u mblodh këtu ku gjendet sot. Ka gojëdhëna që thonë se dikur gadishulli i Linit ka qenë ishull i rrethuar nga uji.Vec mozaikëve sipër në kodër, në jug të Linit, afër buzës së ujit, në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite, që dëshmojnë për një vendbanim të tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në Korcë. Fshati Lin është një gadishull i vogël, i cili ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit. Jeta në këtë gadishull, sipas të dhënave historike, mendohet se ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Gjetjet arkeologjike nga kodra mbi fshatin e sotëm, përfshijnë mure themeli dhe mozaikë të një kishe të hershme bizantine, që daton nga shekulli i 6-të.

Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori. Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit që mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”. Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”.

Banorët e hershëm thonë se fshati shumë vite më parë, shtrihej deri në mesin e liqenit, por më vonë u mblodh këtu ku gjendet sot. Ka gojëdhëna që thonë se dikur gadishulli i Linit ka qenë ishull i rrethuar nga uji.Vec mozaikëve sipër në kodër, në jug të Linit, afër buzës së ujit, në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite, që dëshmojnë për një vendbanim të tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në Korcë. Kulturë dhe traditë

Lini është një fshat turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, dhe është i bukur jo vetëm nga ajo që i ka falur natyra, por është dhe një qytezë e njohur për tradita të hershme kulturore dhe artistike. Sa i përket muzikës e veshjeve tradicionale, ato janë të ngjashme me ato të qytetit të Pogradecit. Ky fshat ashtu si e gjith zona e Pogradecit është i njohur për traditën e punimeve artizanale. Gratë vazhdojnë të ruajnë traditën e punimeve të qilimave, në qëndisje, apo punimet me grep, të cilat i gjen të ekspozuara në ditët e sotme në panairet e organizuara në qytet, por edhe në ato kombëtare.

Ndërsa për burrat, gdhëndjet në dru vazhdoinë të mbeten një pasion i tyre. Sa i perket traditës në kulinari, në këtë fshat gatimet tradicionale janë ato me bazë peshku, kryesisht të peshkut koran, belushka, cironka ose pllashica, ndërkohë që nuk mungon dhe gatimi i shpendëve sic janë rosa e egër, guza e shumë të tjera. Në kulinarinë e zonës nuk mungojnë dhe gatimet me bazë mishi apo brumi. Vera e kuqe është ajo që nuk mungon në tavolina, e cila është e trashëguar që në kohët e lashta./ cri.cn

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit