18.2 C
Pogradec
18.8 C
Korçë
17.7 C
Bilisht
18.4 C
Ersekë
18.2 C
Maliq
18.6 C
Liqenas
Wednesday, June 17, 2026

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

- Advertisement -

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre.

“Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë për % më të lartë të familjeve që nuk mund të sigurojnë ngrohjen e mjaftueshme të banesave”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

Mungesa e ngrohjes qëndore si dhe pamjaftueshmëria ekonomike bëjnë që shumë familje t’i ngrohin vetëm pjesërisht banesat e tyre. Të tjerë e përballojnë të ftohtin vetëm me batanije. Në vendet e BE-së më pak se 11% e popullsisë nuk janë në gjendje ta mbajnë të ngrohtë shtëpinë e tyre, përqindje kjo 3 herë më e ulët sesa në Shqipëri.

Situata është më pozitive në Luksemburg, Finlandë dhe Slloveni, ndërsa Spanja dhe Portugalia kanë përqindjet më të larta të popullsisë së pamundur për t’i mbajtur shtëpitë e tyre mjaftueshëm të ngrohta.

Tv Klan

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit