6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Zjarret e dimrit, eksperti shpjegon shkaqet dhe pakujdesitë: Arsyeja kryesore është…

- Advertisement -

Këtë javë vetëm në Tiranë ka pasur tre raste të banesave që janë përfshirë nga flakët dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve. Ndërsa këto janë pamjet e kabinës elektrike në parkimin nëntokësore tek Bulevardi i Ri, që mori flakë për shkak të një shkëndije elektrike paditen e së martës. Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz, por si pasojë u ndërpre energjia në zonë.

Ekspertët elektrikë sqarojnë se shkaqet e zjarreve së fundmi, lidhen me faktin që jemi në sezonin e dimrit dhe kërkesat për energji nga qytetarët janë më të larta. “Në momentin që jemi ne tani në dimër kërkesa për energji elektrike nga qytetarët është e madhe. Arsyeja kryesore që bie zjarr ose nisin shkëndijat elektrike është ngarkesa e madhe e rrjetit dhe sistemi nuk e mban. Por edhe transformatorët e kabinave te lagjeve kanë problematika dhe nuk e suportojnë dot ngarkesën. Si rrjedhojë më pas shkaktojnë shkëndija elektrike”, shprehet inxhinieri elektrik, Azmer Dulevic.

Po ashtu problematika qëndron dhe tek cilësia e materialet që përdoren në ndërtim, të cilat ndikojnë në përhapjen më të shpejtë të zjarrit në godinë. Si dhe mungesa e kontrollove për instalimet elektrike.

“Cilësia e dobët e materialeve dhe mungesa e kontrolleve. Ne jemi i vetmi vend ne Evropë dhe Ballkan besoje qe nuk kemi certifikim te instalimeve elektrike në banesa. I plotësojnë apo jo standardet teknike te operimit. Dhe kur cilësia është e dobët dhe mungojnë kontrollet, qytetarët përballen me faktin e shkëndijave elektrike”, shprehet më tej ai.

Por si duhet vepruar për të evituar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar dëmet?

“Te vendosin sistemi i tymit, alarmi i zjarrit por dhe i rrjedhjeve te gazit qe te jene te mbrojtur”, thekson inxhinieri elektrik.

Po ashtu e rëndësishme në raste e zjarreve në godinat e larta janë shkallët e emergjencave, për të evakuuar në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë banorët që ndodhen brenda.

Top Channel




Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit