6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni

- Advertisement -

Gripi ka prekur masivisht popullatën duke shkaktuar në shumë raste komplikacione në mushkëri. Mjeku pneumolog i spitalit të Tepelenës Shahin Meçe tha se kjo vjen si pasojë e mungesës së trajtimit. Në Spitalin e Tepelenës, paraqiten deri në 30 raste në ditë me temperature rezistence dhe vështirësi në frymarrje.

Po kështu Urgjenca e Pediatrisë në Lushnje është e tejmbushur me fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekja pediatre Nirda Xhafa tha se vetëm në urgjencë paraqiten për vizitë 100 fëmijë në ditë, pa llogaritur vizitat në qendrat shëndetësore të lagjeve. Nga ky numër rreth 40% e tyre shtrohen në pavionin e Pediatrisë për shkak të komplikacioneve. Në mbarë vendin po qarkullojnë gripi i tipit A dhe B, por edhe virusi respirator sinsicail e virozave të tjera të cilët kanë pothuajse të njëjta simptoma, temperaturë kollë, dhimbje trupore, vështirësi në frymëmarrje. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në mbarë vendin përllogariten 19 mijë të prekur në javën e tretë të Janarit, numër më i lartë ky se e njëjta periudhë e vitit të kaluar./ shqiptarja.com


Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit