6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Pashko: Erion Isai shkon në SHBA, tek zyrat e “PS” me taksat e Kolonjarëve…

- Advertisement -

Shkruan Tomi Pashko/ Sot po denoncojmë një rast tjetër: Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, shkon në Amerikë për të firmosur një marrëveshje binjakëzimi për Ersekën me një qytet në SHBA. Me fondet e taksapaguesve të Ersekës, dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe – njerëzit mund të thonë se ka bërë mirë që ka realizuar binjakëzimin. Por, ndërkohë që ka lënë Ersekën në një gjendje të mjerueshme, ai përfiton nga rasti që të udhëtojë me paratë e kolonjarëve për të bërë punën e shtetit, dhe njëkohësisht zhvillon edhe fushatë elektorale. Për më tepër, bën një regjistrim në zyrat e Partisë Socialiste që ka hapur atje, duke shfrytëzuar fondet e taksapaguesve. Ky është një rast që do ta denoncojmë sot.

Por raste të tilla ka pa fund. Nëse ne nuk jemi të zëshëm në denoncimin e tyre dhe nuk i vëmë autoritetet përpara përgjegjësisë, atëherë, ndoshta, ato nuk do të fillojnë procedimet menjëherë. Por dosjet do të grumbullohen, dhe ne do të bëjmë detyrën tonë – si në raport me ligjin, ashtu edhe me zgjedhësit – duke i ndërgjegjësuar se këto janë praktika korruptive, kriminale dhe të palejueshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit