0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Kreu i Burgjeve vizitë në SHBA. Takimet: Fokus përmirësimin e kushteve të burgjeve…

- Advertisement -

Klevis Qose/ Pata kënaqësinë dhe privilegjin të vizitoj Washington D.C., ku zhvilluam disa takime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e sistemit të burgjeve në Shqipëri.

Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, na priti në një takim shumë produktiv, ku bashkë me William Sage diskutuam arritjet dhe sfidat e programit që po zbatohet në sistemin tonë. U përqendruam te projektet e reja që synojnë të përmirësojnë sigurinë, rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve.

Gjatë kësaj vizite, bashkë me Drejtorin e Inteligjencës Korrektuese në DPB, Edlir Ajazi, patëm nderin të takohemi me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve në Departamentin e Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese të Maryland-it. Ky takim ishte një mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar qasje të reja në fushën e inteligjencës korrektuese.

Vizita ishte pjesë e një programi studimor të organizuar nga ICITAP, që përfshinte edhe pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Ky program, i financuar nga ICITAP, është një shembull i shkëlqyer i mbështetjes së Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të SHBA për sistemin shqiptar të burgjeve.

Temat e diskutuara përfshinin sigurinë, programet rehabilituese, teknologjinë informative dhe menaxhimin modern të institucioneve korrektuese. Këto përvoja dhe ide do të na ndihmojnë për të ndërtuar një sistem më efikas dhe njerëzor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit