-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Genti Çela/ Pogradeci kërkon ndihmën e të gjithëve në ketë sulm barbarësh! Kullat do betonizojnë qytetin…

- Advertisement -

Shkruan Kryetari i Partisë Demokratike Pogradec Genti Çela/ Tryezë diskutimi për mbrojtjen e Pogradecit

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, drejtuesit politik të Qarkut, z.Ivi Kaso, kryetarit të Shoqatës së Arkitektëve dhe Urbanistëve të Shqipërisë, inxhinierë, gazetarë dhe qytetarë nga Pogradeci, ngritëm alarmin mbi përbindëshat e betonit të cilët rrezikojnë qytetin nga një batërdi fatale për identitetin e tij.

Filozofia e betonit nga Tirana në Pogradec me firmën e kryeministrit, duhet ndalur me cilindo kusht për të shpëtuar të vetmen arsye pse Pogradeci mbetet ende i vizitueshëm dhe i jetueshëm. Marrëdhënien e qytetit me liqenin, këtë parajsë ujore një milion vjeçare të Zotit dhe natyrës.

Nuk ka patur një çështje tjetër për të cilën pogradecarët të jenë kaq të bashkuar, të shqetësuar dhe të alarmuar njëzëri mbi kanosjen vrastare të betonit oligarkik në qytetin tonë.

(Sigurisht që këtu bën përjashtim pakica e përhershme, vasale dhe servile që vendos mëmën parti para dashurisë për qytetin. “Partinë të kemi mirë, se ujë e drita nuk duam” – mbetet aktuale parrulla e famshme)

Besoj dhe dua të besoj se këtë betejë do e fitojë qytetaria, dhembshuria dhe dashuria e të gjithëve për Pogradecin.

Pogradeci nuk është “toka e askujt” ku pastrohen paratë e dyshimta, duke lënë si peshqesh të përjetshëm përbindësha të zinj betoni.

Pogradeci kërkon ndihmën e të gjithëve në ketë sulm barbarësh. Prandaj, mos e lini vetëm!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit