Si pasojë e situatës së dëborës në juglindje të Shqipërisë, trashësia e dëborës u regjistrua nga 15 deri në 35 cm në zona të ndryshme, ndërsa në zonat më të larta ka arritur deri në 2 metra. Reshjet kanë qenë të pranishme për më shumë se 24 orë, duke vijuar edhe gjatë natës.
Përveç dëborës, temperaturat kanë rënë në -2 gradë në zonat e ulëta dhe deri në -4 gradë në zonat malore. Akset nacionale janë të kalueshme me goma dimërore, ndërsa disa segmente kërkojnë edhe përdorimin e zinxhirëve.
Më problematike mbeten rrugët e fshatrave të largëta në bashkitë e qarkut. Aktualisht, kufizime ka në pikën doganore të Kapshticës, ku pala greke ka ndaluar hyrjen e kamionëve dhe autobusëve që prej ditës së djeshme.

