6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Dogana e Kapshticës ndalon qarkullimin e kamionëve dhe autobusëve, ja shkaku…

- Advertisement -

Kapshticë: Pavarësisht se ishin njoftuar që ditën e djeshme se nuk do të lejoheshin të kalonin nga P.K.K Kapshticë, ende ka kamionë dhe autobusë në pritje. Kjo situatë ka shkaktuar vonesa mbi 2 orë. Nuk ka ndryshime nga autoritetet greke sa i përket njoftimit paraprak.

Deri në një njoftim të dytë nga pala greke, do të vazhdojë ndalimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, përfshirë kamionët dhe autobusët. Nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit po komunikohet herë pas here me palën greke për zgjidhjen e situatës.

Sipas burimeve, mësohet se shkak për kufizimet në doganën e Kapshticës është bërë dëbora e shumtë në Grevena, një qytet jo shumë larg doganës. Autoritetet greke po punojnë për pastrimin e aksit Doganë-Grevena dhe më pas pritet që të hapet kalimi për mjetet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit