6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Pogradec/ Ende 4 fshatra kalohen me vështirësi… Normalizohet furnizimi me energji elektrike!

- Advertisement -

Prefektura e Korçës njofton ora 15.00, datë 13.01.2025: Deri tani në Qarkun e Korçës, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët. Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj. Vështirësi kalimi ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.

Nga Operatori i SSHEE dhe Agjencitë Elektrike është punuar për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin e furnizimit me energji elektrike duke mundësuar riparimin e disa defekteve dhe përmirësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me energji elektrike, aktualisht rezultojnë pa energji elektrike rreth 50 abonentë dhe konkretisht: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, Bashkia Korçë fshati Panarit, 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë, Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan,Vrepckë, Postenan, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.

Pa energji elektrike janë edhe fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.
Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.
Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit