6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Korçë/ Kremtohet 112-vjetori i Policisë së Shtetit. Ahmeti: “Mirënjohje për kontributet…”

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/112 vjet Policia e Shtetit.

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Gëzim Zhupa organizuan një ceremoni zyrtare në ambientet e DVP-së.

Në ceremoni morën pjesë Prefekti i Qarkut Korçë Z. Nertil Jole, Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Erion Nexhipi, Prokurorja Znj. Dhorina Theodhori, Kryetarja e Gjykatës Korçë Znj. Eglantina Mikani, Kryetarët e Bashkisë të qarkut Korçë, drejtues të institucioneve të ndryshme ligjzbatuese, ish kolegë dhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës

Gjatë fjalës së tij, Drejtor Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit, elemente të cilat kanë qenë thelbësore për vendin, mirëqenien e qytetarëve dhe për prespektivën europiane të Shqipërisë. Gjithashtu, drejtuesi i DVP Erion Ahmeti garantoi mbështetjen e tij absolute për punonjësit e Policisë së qarkut Korçë, në çdo betejë kundër krimit.

Gjatë ceremonisë, Drejtori i DVP Erion Ahmeti përcolli dhe mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e festës së Policisë. Mesazhi i Drejtor Prodës, urimi dhe mbështetjeje, si dhe garanci se punonjësit e Policisë tashmë nuk janë vetëm në përballjet me krimin.

Më tej, gjatë ceremonisë zyrtare në qarkun Korçë, u përkujtua vepra e Dëshmorëve të Policisë, si piedestal mbi të cilin ngrihet krenaria kombëtare dhe motivi për të bërë më shumë për qytetarët dhe rendin publik.

Gjithashtu, gjatë ceremonisë festive, 4 punonjësve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Qarkut Korçë dhe 3 punonjësve të Policisë të Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Korçë iu akorduan certifikata për shërbime të dalluara.

#112vjetPoliciaeShtetit

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit