Maliq: Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, pasi u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës. Mësohet se i mituri ishte nga fshati Pocestë dhe nxënës i klasës së 7-të në shkollën e fshatit Vashtemi.
Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar fillimisht në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Ka qenë shkolla e fshatit Vashtemi që ka njoftuar për ngjarjen e rëndë. Nga burimet mësohet se i mituri ishte shtruar më parë dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore, të cilat mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.
Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur këtë mëngjes hetimet për të zbuluar shkaqet e ndarjes nga jeta të të miturit. Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu se djali i tyre vuante nga tensioni i lartë dhe kishte herë pas here probleme shëndetësore.
Në vijim pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes. Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor. Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 12 vjeçar humbi jetën në spitalin e Tiranës familjarët jashtë kamerave sqarojnë;-“djali tonë ka qënë i shëndetshëm,nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë,merrej me aktivitet sportiv.
Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit(me të vjella dhe tempeeaturë të lartë),është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion.
Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid,djali tonë nk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion.
U shtrua aty dhe filoi të kishte të vjella të pandërprea,ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte:-nuk ka mundësi.
Djalin nuk e trajtuan siç duhej,në një moment ai shtërngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.
Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak,a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?
Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200.
Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam ti çojmë më tej,na respektoni në dhimbjen tonë”.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjet me dëshmitë e marra nga familjarët por këta të fundit kanë sqaruar gjithashtu se nk kanë pranuar të kryejnë ekspertizën mjekoligjore,çka do të hidhte dritë mbi ngjrajen.