Pogradeci ndodhet në një situatë që askush nuk e kishte menduar se do të ishte kaq intensive tek liqenorët, pikërisht një punë që ka filluar intensive dhe kështu po vazhdon deri në këto momente.
Është mësuar se tashmë lista me futbollistët që janë larguar po bëhet edhe më e gjatë në vazhdim. Kështu pothuajse janë të konfirmuar tetë futbollistët e larguar, por nga sa është mësuar, do të ketë edhe largime të tjera.
Në listë janë edhe katër futbollistë të tjerë që mund të largohen shumë shpejt dhe kjo lidhet me kohën se kur do të afrohen edhe ata që janë planifikuar nga merkato.
Tashmë ajo që është surprizë lidhet edhe me afrimet, ku të paktën deri në këto momente janë pothuajse të konfirmuar disa futbollistë. Gjithçka ka nisur nga porta, ku mësohet se është një portier nga Kroacia, për të vazhduar më tej me Zaimin dhe Vokrin, por edhe Berberin.
Për momentin, në vazhdim do të mësohet edhe një futbollist tjetër që është gati për të veshur fanelën e Pogradecit./ Korcaboom