6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

(VIDEO) Pogradec/ Vetëm plehra ngado! Rruga “Rinia” dhe Rruga e pazarit pa kosha për mbeturina…

- Advertisement -

Pastrimi i qytetit të Pogradecit, prej vitesh i është besuar një kompanie që duket se nuk e bën siç duhet detyrën e saj. Por përpos kësaj situate mungesa e koshave të mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore në Pogradec, aty ku dhe lëvizja e qytetarëve është më e lartë apo ka prani të shtuar të bizneseve nuk ka kosha për mbetjet, duke u bërë shkak për ndotjen e qytetit.

Kjo situatë bëhet shkak që mbeturinat e bizneseve të hidhen në afërsi të pemëve, ndërsa ende asnjë masë nuk është marrë për këtë situatë. Në raste të ndryshme Bashkia e Pogradecit ka postuar në foto kosha që vendosen në qytet, por siç shihet ato nuk janë vendosur aty ku duhet. Nga ana tjetër dhe vetë banorët apo përfaqësuesit e biznesit në zonën e Rruga Rinias apo rrugës së pazarit, kanë kërkuar vendosje të koshave të vegjël, por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Qyteti i cili në videot e ndryshme potencohet si një qytet turistin, është jovetëm i pa plotësuar siç duhet me minimumin e parametrave që duhet të ketë një qytet sidomos për shkak të higjenës, por edhe larg këtyre standardeve. Së bashku me këtë lajm mund të shihni dhe një video të realizuar nga një kalimtar, i cili ka filmuar cepat e rrugës rinia dhe rrugës që të çon tek pazari./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit