4 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.5 C
Bilisht
3.5 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

Pogradec/ 3 tabela bëhen shkak për kaosin e mjeteve në Lgj.5, banorët apel bashkisë…

- Advertisement -

Në rrugët ndërmjet pallateve në lagjen nr.5 të qytetit të Pogradecit, për shkak të mos orjentimit të një sensi kalimi për mjetet e rezidentëve, shpeshherë krijohet kaos dhe bllokim trafiku. Mungesa e vendosjes së tabelave për bërjen me një sens të këtyre rrugëve, bëhet shkak që në shumë orë të ditës qytetarët të bllokohen në rrugët e brendshme të kësaj lagje.

Shpeshherë ata kanë apeluar, por ende Bashkia e Pogradecit nuk ka marrë masa për të vendosur tabela. Situata u rëndua më tepër në këto ditë të fluksit, teksa mungesa e vetëm tre tabelave  duket që është shkak i kësaj situate. Banorët i çojnë një apel bashkisë së qytetit të marrë masa duke vepruar për këtë situatë, pasi nga dita në ditë gjendja bëhet më e vështirë dhe në shumë raste edhe situata është bërë shkak për konflikte midis drejtuesve të mjeteve.  

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit