6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Bashkia Pogradec i kërkon Këshillit të Qarkut, fonde për lyerjen e shtatoreve të Lasgushit e Mitrushit dhe fonde për Mokra N’fest…

- Advertisement -

Disa ditë më parë Këshilli i Qarkut Korçë, ka bërë publik disa nga vendimarrjet të cilat pritet të shoqërohen me investimet për vitin e ardhshëm. Por siç dihet pjesa e investimeve në këtë institucion, nga buxheti i tij, kërkohet nga vetë bashkitë e qarkut. Duket se bashkia e Pogradecit, është mjaftuar duke kërkuar vetëm dy elemente nga Këshilli i Qarkut Korçë, e para mirëmbajtjen e monumenteve (shtatoreve) të Lasgushit dhe Mitrushit dhe financimin e Mokra N’fest. Ndërkohë që bashkitë e tjera kanë kërkuar një sërë investimesh tashmë të miratuara në infrastrtukturë dhe ndërtimin e objekteve kulturore.

A e meritojnë Pogradecarët që Bashkia të mjaftohet duke kërkuar vetëm ahengje dhe bojë për shtatoret? Saktësisht ky është vizioni i Bashkisë Pogradec, jashtë largpamësisë dhe lidhet me interesa të ngushta përfitimi dhe jo me investime të qëndrueshme për qytetin. Kë përfaqëson institucioni i Bashkisë Pogradec qytetin apo ahengjet që nuk japin komunitetit asnjë benefit? Nëse ishte kaq vështirë për të siguruar një kovë bojë për monumentet e kolosve, të hapej një thirrje për qytetarët të mblidhnin fonde dhe jo të poshtërohen në këtë mënyrë.

Këshilli i Qarkut Korçë ka miratuar një buxhet ambicioz për vitin 2025, i cili pasqyron një angazhim të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të rajonit. Ky buxhet është konceptuar për të përmirësuar ekonominë lokale, turizmin, infrastrukturën dhe shërbimet sociale, duke përfshirë nevojat dhe potencialet e çdo zone brenda qarkut. 

Ja pikat kryesore të Buxhetit të Këshillit të Qarkut Korçë miratuar pas sugjërimeve të bashkive të Qarkut.

Pikat kryesore të Buxhetit për 2025:

Investime të rëndësishme në turizëm: 

– Ndërtimi i muzeve me rëndësi të veçantë, si *Muzeu Dritëro Agolli* në Devoll dhe *Muzeu Etnografik dhe Historik* në Korçë, të cilët do të shërbejnë si qendra referimi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit. 

– Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e monumenteve të figurave të njohura letrare kombëtare, si Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, për të forcuar atraksionet kulturore të qytetit të Pogradecit. 

– Krijimi i një qendre të re informacioni, Infopoint, në Ersekë për të lehtësuar vizitorët në eksplorimin e atraksioneve lokale dhe rajonale. 

– Dedikimi i një fondi shtesë prej “50 milionë lekësh” për projekte të reja turistike, me një formulë bashkëpunimi të qëndrueshme: 60% financim nga Këshilli i Qarkut dhe 40% nga bashkitë përfituese. 

Zhvillim dhe projektim për të ardhmen:

– Përgatitja e projekteve të rëndësishme si “Muzeu i Sazeve” në Leskovik, për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore tradicionale të rajonit. 

– Projekt Studime për “rrugët pedonale dhe qendrat multifunksionale” në Pustec, duke përmirësuar qasjen dhe atraktivitetin e zonës për turistët dhe banorët. 

– Projekt Studimi “Rehabilitimi i Lagjes Historike” në Maliq, një projekt që synon ruajtjen e karakterit historik të kësaj zone dhe integrimin e saj në zhvillimin turistik. 

– Projekt studimi i “Muzeut të Palafiteve dhe historisë së tharjes së kënetës” në Maliq, një hapësirë që do të kombinojë aspektet edukative dhe turistike. 

Promovimi i rajonit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar:

– Pjesëmarrja e qëndrueshme në panaire ndërkombëtare prestigjioze, si “Philoxenia” në Selanik, etj., për të rritur dukshmërinë dhe atraktivitetin e rajonit në tregjet globale. 

– Organizimi i eventeve që promovojnë talentin dhe potencialin lokal, si aktiviteti “Sportistët më të Mirë të Qarkut” dhe promovimi i produkteve autentike bujqësore të rajonit. 

Ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore:

– Festivali “Autonom Fest,” një ngjarje që përkujton shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës dhe promovon trashëgiminë kulturore të rajonit përmes këngëve, valleve dhe kostumeve tradicionale. 

– Ekspozitat që nxjerrin në pah trashëgiminë historike, si “Ekspozita e Koleksionistëve” dhe restaurimi i monumenteve historike, si ai i Themistokli Gërmenjit. 
Mbështetje për të rinjtë dhe edukimin:

– Trajnime profesionale për krijimin e 20 guidave turistike, duke ofruar mundësi punësimi dhe aftësi të reja për të rinjtë e rajonit. 

– Projekte edukative dhe artistike për të inkurajuar të rinjtë, si “ArtKid,” “Rin-Art,” dhe konkurset edukative si “Gjuha Ime.” 

– Organizimi i Olimpiadave për shkollat e mesme, për të nxitur kreativitetin, konkurrencën dhe zhvillimin intelektual të nxënësve. 

Projekte sociale për një komunitet gjithëpërfshirës: 

– Mbështetje për qendrat ditore si “Epoka e Artë,” të dedikuara për të moshuarit, dhe qendrat për fëmijët me kushte të vështira, duke siguruar edukim dhe shërbime cilësore për grupet më të prekura të komunitetit. 

– Fushata ndërgjegjësuese, si “Tetori Rozë,” për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e grave. 

Festat dhe aktivitetet lokale:

– Mbështetje për eventet tradicionale, si “Mokra në Festë,” “Festa e Dobërgores,”, “Kolonia e Piktorëve të Vegjël,” “Festa e Ëmbëlsirave” të cilat nxisin ruajtjen e kulturës dhe tërheqin vizitorë në zonë. 

Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës të institucionit

Një hap i sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë: 

Ky buxhet reflekton vizionin dhe përkushtimin për të konsoliduar arritjet e deritanishme dhe për t’i zgjeruar me projekte të reja që do të përmirësojnë jetën e çdo banori të Qarkut Korçë. Me bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjitha palëve të përfshira, këto projekte do të bëhen realitet dhe do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin tonë.   

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit